Shkencëtarja e Harvard: Teza më e besueshme është se virusi mund të ketë ardhur nga laboratori në Wuhan

Shkencëtarja e Harvard , Alina Chan u shpreh para komisionit të shkencës në parlamentin britanik, se origjina më e mundshme e koronavirusit është laboratori në Wuhan.

Ajo është shprehur se për momentin nuk mund të bëjë asgjë publike, por se ka shumë informacione të arkivuara, që sipas saj do të dalin në pah herët a vonë.

Sipas doktoreshës Chan, shumë të dhëna teknike mbështesin hipotezën e një krijimi artificial të virusit. Ajo theksoi se shumë virologë të famshëm kanë pohuar se kjo është një hipotezë e arsyeshme: Virusi ka një veçori unike pa të cilën nuk do të mund të kishte shkaktuar pandeminë.

Dhe është pikërisht kjo karakteristikë që drejton shkencëtarët në ëuhan. Sipas shkencëtares, një organizatë jo qeveritare me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, EcoHelth, dhe Instituti i virologjisë së ëuhan po zhvillonin një sistem për modifikuar këtë virus./albeu.com/