Shkaktoi aksidentin me 10 viktima në Kroaci, gjykata vendos 1 muaj paraburgim për shoferin

Gjykata e Qarkut në Slavonski Bord, ka vendosur sot 1 muaj paraburgim për shoferin e linjës Franfurd-Prishtinë që shkaktoi aksidentin me 10 viktima dhe mbi 45 të lënduar në Kroaci.

“Shoferi ishte i lodhur momentin që humbi kontrollin e autobusit dhe i paaftë për ta drejtuar në mënyrë të sigurt” theksojnë autoritetet kroate.

Edhe shoferi e ka pranuar se e ka zënë gjumi 30 minuta pasi ka marrë drejtimin e autobusit.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi të dielën në mëngjes në Slavonski Brod. Në autobus ishin 67 shqiptarë të Kosovës të cilët vinin  nga Gjermania me pushime në vendlindje./albeu.com


Shtuar 27.07.2021 10:11