Shkak gjendja shëndetësorë, del nga burgu i dënuari për vrasjen e Azem Hajdarit

Për shkak të gjendjes shëndetësore, Jaho Mulosmani, i njohur gjithashtu edhe si Jaho Salihi ka dalë nga burgu!

I dënuari me burg përjetë për vrasjen e deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, është sjellë në Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Teresa” për të bërë një skaner.

Gjendja e tij shëndetësore është rënduar në burg dhe është nxjerrë nga institucioni ku po kryen dënimin për trajtim më të specializuar në QSUT, por nuk dihet ende se nga çfarë vuan ish-zyrtari i Policisë së Shtetit.

Për vrasjen e liderit historik të PD-së është dënuar me burgim të përjetshëm vetëm Jaho Mulosmani, ndërsa vëllezërit Izet dhe Ismet Haxhia, përkatësisht me 25 dhe 20 vite heqje lirie.

Implikimi i tij ishte vetëm udhëtimi në një prej mjeteve me Fatmir Haklajn, nga Tropoja në Tiranë. Ndërkohë, për Izet Haxhinë, në vendimin final të gjykatës thuhej se ai është personi që nxori në pritë Azem Hajdarin. Ai i është dorëzuar autoriteteve pas shumë viteve në arrati dhe është në pritje të rigjykimit.

Vetë Mulosmani nuk e ka pranuar kurrë implikimin në vrasjen e deputetit, duke rrëfyer se ai ka qenë vetëm shoferi i mjetit dhe se ishte vetëm Fatmir Haklaj, ai që qëlloi mbi Hajdarin, duke e lënë të vdekur në vend.

 


Shtuar 12.05.2021 21:42