Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë shumë probleme të mëdha në vend. Ndërsa në shumë qytetet ka pasur përmbytje, në Shkodër ujërat janë futur brenda në banesa.
Janë 10 shtëpi në lagjen Ajasem të bashkisë Shkodër që janë përmbytur.
Shkodra është një nga qarqet që ka vuajtur gjithmonë nga përmbytjet.
Edhe në Spille të Durrësit dhjetëra banesa janë nën pushtetin e ujit, pasi reshjet e dendura kanë nxjerrë përrenjtë nga shtrati.
Gjithashtu qindra hektarë tokë janë mbuluar nga uji dhe shumë ura që lidhin fshatrat janë dëmtuar.
Kujtojmë se reshjet e shiut kanë nisur mbrëmjen e djeshme dhe do të vijojë përgjatë gjithë ditës, me intensitet të lartë./albeu.com