Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet për kontrabandë ilaçesh.
Sipas policisë, Amarildo Muco i mbante në banesë mediekamentet mjekësore.
Në kuadër të operacionit “Medicines 2” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– A. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe në banesën e shtetasit A. M., në rrugën “Irfan Tomini”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat 35-vjeçari i reklamonte dhe i tregtonte nëpërmjet faqeve online në rrjete sociale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com/