Shiste fruta-perime, dhunohet nga Policia e Lushnjes një qytetar nga Elbasani (VIDEO)

Një qytetar nga Elbasani, i quajtur Amarildo Hoxha ka denoncuar dhunën e ushtruar nga Policia e Lushnjës ndaj tij, duke e mbajtur disa orë në komisariat. Ai është tregtar fruta perimesh, ndërsa ngjarja mësohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Fier-Lushnje. Ai po kthehej nga furnizimi me fruta perime që kishte kryer në Fier për biznesin e tij.

Gjatë rrugës për në Elbasan ai është ndaluar nga efektivët e policisë në rrethrrotullimin e Savrës. Ai shton më tej se një nga policët i ka kërkuar dokumentet e makinës si dhe të ndërpriste një video live në rrjetet sociale, shkruan Syri.Tv . Por qytetari ka refuzuar dhe për këtë arsye polici e ka qëlluar dhe më pas i ka marrë makinën.

Kolegët e tij më pas e kanë shoqëruar në komisariat, ku siç rrëfen qytetari edhe e kanë dhunuar, si dhe është mbajtur deri në orën tre pasdite. Pasi ka marrë deponimin e qytetarit, oficeri i Policisë Gjyqësore Lazar Tuni, ka vendosur që qytetari të kryejë ekspertizë mjeko-ligjore, por duke e shtyrë për një ditë tjetër. Më poshtë jepet deklarata e qytetarit të dhunuar nga policia./Syri Tv/