Shfrenohet Joe Biden, momenti kur bën garë me gati 200 km/orë me makinën e tij ”Corvette” (VIDEO)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, arriti shpejtësinë 190 km/h me makinën e tij Corvette, në episodin e radhës të programit të Jay Leno.

Biden zotëron një Corvette Stingray të vitit 1967, për të cilën tha se e kishte marrë malli, pasi nuk i jep dot kësaj makine sportive rreth Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti amerikan garoi me djalin e Colin Powell, Michael, në episodin e së mërkurës të spektaklit të Jay Leno.

Stingray i Joe Biden kushton 150 000 dollarë dhe ka 350 kuaj fuqi.


Shtuar 2.11.2022 22:35