Sherri i dy djemve fut në telashe babain, arrestohet 58 vjeçari

Dy djem në Bulqizë kanë future në telashë babain e tyre pak pasi janë shpallur në kërkim pas një përplasje me dy persona të tjerë.

Në momentin kur punonjësi i policisë ka shkuar në vendngjarje 58-vjeçari me iniciale K.T, babai i djemve të akuzuar i ka kundërshtuar me dhunë.

“Në Bulqizë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë vënë në pranga shtetasin K. T., 58 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim 2 djemtë e tij, shtetasit F. T. dhe A. T., banues në fshatin Zogje.  Policia gjatë kontrollit në banesë të shtetasit K. T., gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe 4 armë të ftohta (thikë).

Dy vëllezërit  F. T. dhe A. T., janë konfliktuar me dy shtetas të tjerë dhe kur ka shkuar  punonjësi i Policisë së zonës për të sqaruar rrethanat e konfliktit, babi i dy vëllezërve ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm”, njofton policia.


Shtuar 2.04.2021 10:30