Sherr pronësie në Tiranë, 23-vjeçari terrorizon banorët me armë zjarri e arratiset

Një sherr ka ndodhur ditën e djeshme në Yrshek në Tiranë ku janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

Policia bën me dije se është shpallur në kërkim shtetasi F. N., 23 vjeç pasi pas një sherri për konflikti për motive pronësie ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar nga vendngjarja

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 21.05.2021, është bërë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit F. N., 23 vjeç, pasi dyshohet se ditën e djeshme në fshatin Yrshek gjatë një konflikti për motive pronësie ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për 4 shtetas të tjerë, pjesëmarrës në konflikt. /albeu.com/

 


Shtuar 22.05.2021 10:00