Sherr në Vlorë, 25-vjeçari plagos rëndë një person dhe largohet nga vendngjarja

Një sherr me thika ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku disa persona janë konfliktuar për motive ende të paqarta.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45, në lavazhon që ndodhej në lagjen “Hajro Çakërri”, ku shtetasi me iniciale A.B, 25 vjeç ka goditur me thikë shtetasin K.H, 20 vjeç dhe për pasojë ka mbetur i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, kanë mbetur të plagosur me sende të forta edhe shtetasit R. Y., 30 vjeç, R. M., 19 vjeç, dhe D. I., 32 vjeç, të cilët, pasi morën ndihmën mjekësore, u shoqëruan në komisariat për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e konfliktit.

Sakaq, policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe kapjen e 25-vjeçarit, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Njoftimi i plotë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:45, në një lavazho në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas dhe gjatë konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi K. H., rreth 20 vjeç, ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës (thikë). Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e konfliktit, kanë mbetur të dëmtuar me sende të forta edhe shtetasit R. Y., 30 vjeç, R. M., 19 vjeç, dhe D. I., 32 vjeç, të cilët, pasi morën ndihmën mjekësore, u shoqëruan në komisariat për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e konfliktit.

Nga veprimet e shpejta hetimore është identifikuar dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes me thikë, shtetasi A. B., 25 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e çdo shtetasi tjetër të përfshirë në këtë konflikt.


Shtuar 9.03.2025 16:58