Mesditën e kësaj të premteje, të shtëna me armë zjarri raportohet të jenë dëgjuar në qytetin e Kukësit.
Sipas raportimeve, disa persona janë konfliktuar me njëri tjetrën në rrugën “Brigada” në dalje të qytetit dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri.
Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, apo nëse ka persona të plagosur, ndërsa bëhet me dije se personat e përfshirë në sherr janë të afërm me njëri-tjetrin dhe janë shpallur në kërkim.
Policia ende nuk ka reaguar në lidhje me ngjarjen.
