Sherr me thika në Shijak, një i plagosur

Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri me thika në Shijak. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Borakë, ku një 46-vjeçar ka plagosur me thikë një 33-vjeçar, i cili ndodhet në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën krehjen e zonës për kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:25, në fshatin Borakë, Shijak, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta,  shtetasi K.G, 46 vjeç  dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë shtetasin  A. F., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje./albeu.com


Shtuar 6.04.2023 21:24