Sherr me thika, mbetet i plagosur emigranti shqiptar

Një punëtor shqiptar është goditur me thikë në bark teksa ishte duke punuar. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Itali, në Morsano al Tagliamento, komunë në provincën e Pordenones në Itali.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet ende është dërguar në spital me urgjencë nga punëdhënësi i tij. Tashmë ai ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Karabienirët kanë vënë në pranga autorin e plagosjes, por shkaku nuk dihet ende. Nuk dihet përse ka filluar sherri mes shqiptarit dhe personit që e ka plagosur me thikë./albeu.com

Shtuar 2.05.2022 17:51