Sherr me sende të forta në Tiranë, e pëson 17-vjeçari

Një përplasje fizike mes disa adoleshentëve në Tiranë, ka përfunduar në përdorimin e armëve të ftohta.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në Laprakë në rrugën “Gjergj Legisi”.

I plagosur ka mbetur një 17-vjeçar me inicialet A.S. Ai u transportua në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 24.11.2021, rreth orës 14:30, në Laprakë, në rrugën “Gjergj Legisi” dyshohet se pas një konflikti të çastit me një bashkëmoshatar të tij, është dëmtuar me sende të forta shtetasi A. S., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/