Sherr masiv në Spanjë, përfshihen dhe tifozët (VIDEO)

Në nivelet më të ulëta të futbollit në Spanjë, duket se tifozët janë të pranishëm pothuajse në çdo takim dhe nganjëherë e marrin edhe drejtësinë e ndeshjes në duart e tyre.

Një takim i zhvilluar në ligën e shtatë spanjolle, shfaq një agresivitet të rrallë mes lojtarëve kundërshtar dhe tifozëve që më pas futen në fushë.

Takimi në mes të CEM Bon Pastor dhe UD Carmelor përfundoi në kaos në fundjavën që shkoi.

Skuadra mysafire ishte duke fituar 3-2, e sipas asaj që raporton Daily Star, mbrojtësi i Bon Pastor, Rodrigo Tejada i siguroi vetes një karton të kuq një akt të pakuptimtë të agresivitetit.

Kjo gjë acaroi lojtarët kundërshtar për atë ndërhyrje të Tejadas dhe më pas pasoi përplasja mes tyre.

Mirëpo, gjërat eskaluan kur tifozët u futën në fushë dhe filluan të grushtonin lojtarët mysafir, e kjo më së miri shfaqet në videon që mund ta shikoni më poshtë.

Shtuar 12.04.2021 04:04