43 persona në SPAK, Bardhi zbulon “bandën e Rilindjes” në Elbasan

“Ata që mendojnë se janë të paprekshëm do të shohin pas 25 prillit që do të humbin privilegjet e tyre…”

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Elbasan, Gazment Bardhi ka listuar ata që sipas tij po bëjnë krime zgjedhore në zonën e Elbasanit, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Sipas Bardhit, kjo bandë ka në krye Taulant Ballën, ndërkohë emra të tjerë që përmend Bardhi janë biznesmeni Gjergj Luca, Aurel Kaja; Ardian Peqini; Dashamir Myzeqari; Artan Fieraku; Gzim Rusi; Xhevahir Milina; Ledi Hoti; Arben Veseli; Arjan Sinani; Dhurata Meta; Gentian Shaba; Themistokli Bejti; Tit Muzhaqi dhe Gent Dërzeza; Arjan Idershimi; Met Peqini dhe Tik Caka; Shaqir Rroku, Donald Vathi dhe Shyqyri Hoxha; Afrim Vullnetari; Fadil Meta, Gent Shaba, Klement Xhaferri dhe Durim Sadiku.

Ndër të tjera, Bardhi thekson se lista së bashku me provat që këta përsona po merren me shitblerje vote, mbledhje kartash identiteti, dhe krime të tjera elektorale, i është dorëzuar SPAK. Ai thekson se pavarësisht përpjekjeve të fshehta, banda e Rilindjes nuk do ia dalë dot të përballë qytetarëve të ndershëm.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Elbasanit dher 13 ditë na ndajnë nga dita ku ju do të ushtroni pushtetin për të ardhmen e familjes tuaj. Që nga dita e parë unë dhe PD jemi angazhuar për të garantuar vendimarrjen tuaj të lirë. Gjatë javës së fundit, përshkak se kanë kuptuar braktisjen masive të shumicës së qytetarëve të Elbasanit, Taulant Balla dhe banda e Rilindjes kanë ngritur një rrjet kriminal për mbledhjen e kartave të identitetit dhe blerjen e votave.

Jam këtu sot, për të njoftuar se pas identifikimit me prova të të gjitha rasteve, kemi dorëzuar dosjne e plotë në SPAK ndaj disa shtetasve për veprat penale: grup i strukturuar kriminal; pengim i subjekteve zgjedhore; korrupsion aktiv në zgjedhje; marrje e paligjshme të dokumentave të identifikimit. Disa nga shtetasit e kallzuar janë Taulant Balla; Gjergj Luca; Aurel Kaja; Ardian Peqini; Dashamir Myzeqari; Artan Fieraku; Gzim Rusi; Xhevahir Milina; Ledi Hoti; Arben Veseli; Arjan Sinani; Dhurata Meta; Gentian Shaba; Themistokli Bejti; Tit Muzhaqi dhe Gent Dërzeza; Arjan Idershimi; Met Peqini dhe Tik Caka; Shaqir Rroku, Donald Vathi dhe Shyqyri Hoxha; Afrim Vullnetari; Fadil Meta, Gent Shaba, Klement Xhaferri dhe Durim Sadiku. Materialet e plota dhe shumë të tjerë, në total 43 persona janë dorëzuar në SPAK javën e shkuar.

Nxisim organin e akuzës të hetojë menjëherë. Sot kam një mesazh për secilin prej tyre: Nuk ka krim elektoral pavarësisht fshehtësisë që tentohet të bëhet. Do të nxisim dëshmitarë të drejtësisë që të bëhen pjesë e dënimit shembullor të kujtdo që tenton të blejë votat.

Ata që mendojnë se janë të paprekshëm do të shohin pas 25 prillit që do të humbin privilegjet e tyre. Ne do të fitojmë zgjedhjet me qytetarët e ndershëm të Elbasanit. Në Elbasan do të ketë drejtësi dhe rend. Pas 13 ditëve, Elbasani do t’i kthehet drejtësisë, qytetarët do të kenë mundësi për më shumë punë dhe mireqënie pa pasur frikë nga banditët.

 


Shtuar 12.04.2021 16:19