Një pjesë e stacionit të trenit në Britani është shembur, duke rrezikuar jetën e qytetarëve që prisnin trenin.
Fatmirësisht skush nuk është lënduar në këtë incident, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në stacionin e trenit në Norëich.
Zyrtarë të hekurudhave pretendojnë se është herët të thuhet se çfarë e ka shkaktuar shembjen.
“Kam qenë i shokuar kur sot në mëngjes mësova për shembjen e kulmit të stacionit të trenit në Norëich”, ka thënë Mike Armëich. “Ekipi im ka biseduar me policinë, dhe duket se askush nuk është lënduar edhe pse është shembur kulmi i stacionit”, ka shtuar deputeti britanik.
Pasagjerët kanë bërë të ditur se kishin parë kulmin dhe murin duke u shembur përreth tyre.