Shakira la gjithçka për Piqué, tani në gjykatë për të zyrtarizuar divorcin

Shakira dhe Gerard Pique mund të jenë afër përfundimit të episodeve të fundit të tensionit mes çiftit. Siç tregon ‘Informalia’, çifti jeton një javë, që mund të jetë vendimtare në ndarjen e tyre. Pas kthimit nga Cantabria me fëmijët e saj, Shakira do të ishte takuar me avokatin e saj për të zgjidhur disa çështje që lidhen me ndarjen e saj ligjore me Gerard Piqué.

Të dy shpresojnë që në ditët në vijim të paraqesin propozimin përfundimtar që zgjidh situatën e tyre të komplikuar dhe të tensionuar. Synimi i këngëtares, sipas mediumit të lartpërmendur, është të largohet nga Barcelona dhe të rindërtojë diku tjetër jetën e saj sociale. Madje ‘Informalia’ shprehet se ky vendim do të kuptohej, si nga Pique ashtu edhe nga familja e tij.

Nga ambienti i artistes zbulojnë se ajo la gjithçka këto 12 vite “për dashurinë ndaj Pique” dhe se ai ia ktheu “duke qenë i pabesë, dukshëm për shumë më gjatë nga sa thuhej”. I njëjti burim ankohet për përpjekjen e bërë nga kolumbiania për të vazhduar në krah të partnerit të saj dhe trishtimin që pasoi tradhtia e saj.

Ndërkohë, Shakira përpiqet të harrojë situatën komplekse duke u zhvendosur në veri të Spanjës me pushime. Thashethemet nuk pritën, kur u publikua një foto e këngëtares me tone miqësore me një instruktor të sërfit.

Ndërkohë, Pique mundohet të rikuperojë imazhin e tij publik pas ngjarjeve të fundit. Kohët e fundit u publikua lajmi se ai do të hetohet për akuzën e komisioneve dhe korrupsionit gjatë transferimit të Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite./albeu.com