Po shkoni në plazh? Ja disa gjëra të cilat duhet t’i merrni me vete

Vera dhe koha e plazhit ka ardhur tashmë, edhe pse koha për momentin është e paqëndrueshme. Ditët në vazhdim të gjithë ju keni planifikuar pushimet verore. Disa nga ju do t’i kalojnë në mal e disa të tjerë në plazh. Për këta të fundit që janë më të shumtë në numër, dritare.net ka disa këshilla.
Gjithmonë largimi nga shtëpia bëhet me nxitim dhe padashur mund të harroni disa gjëra të nevojshme. Prandaj dritare.net do t’ju tregojë disa nga gjërat që kurrsesi nuk duhet t’i harroni në shtëpi, kur shkoni në plazh.

Lexoni më poshtë:

1. Shumë ujë

Në kushte normale njeriu duhet të pijë shumë ujë. Në kohën e plazhit sasia e ujit dyfishohet për shkak të diellit, prandaj merrni sa më shumë ujë me vet.

2. Krem kundër diellit

Është një produkt që ia dimë vlerën në mbrëmje, kur kthehemi në shtëpi, dhe shikojmë trupin kuq që djeg. Prandaj kujdes! Sepse është një produkt shumë i rëndësishëm.

3. Çadër plazhi

Çadra është perfekte për fëmijët që të mbrohen nga dielli dhe nga nxehtësia e rërës.

4. Bilbil

Në plazh ndodhen mijëra njerëz dhe ndodh që të humbisni fëmijët. Mënyra më e mirë për të shmang këtë situatë, është t’ia vendosni në qafë fëmijëve një bilbil dhe të krijoni një tingull komunikues.

5. Batanije

Nuk keni pse vendosni peshqirët që përdorni për t’u fshirë, në rërë. Dritare.net e ka një zgjidhje për ju. Merrni një batanije dhe shijoni rrezet e diellit në rërë.

6. Kanë me ujë ose pudër bebesh

Ju ka ndodhur që kur ktheheni në shtëpi, të keni marrë edhe rërën me vete. Si ta shmangni? Merrni një kanë me ujë për t’u shpërlarë këmbët ose përdorni pudër bebesh, dhe rëra do të bie poshtë.

7. Rroba për t’u ndërruar

Sa herë jeni futur në makinë me rroba gjysmë të lagura? Shumë herë. Prandaj merrni disa rroba shtesë dhe problemi zgjidhet.

8. Karrige

Për ata që preferojnë të shijojnë tamam plazhin, një karrige plazhi është e nevojshme.

9. Radio

Një mënyrë e mirë për të shmangur zhurmat e pakëndshme të çadrave ngjitur, është të ndizni radion dhe të qetësoni mendjen.

10. Mjete argëtuese

Mos harroni që lojërat në plazh janë fantastike dhe topi, raketat e tenisit, etj nuk duhet të mungojnë.

11. Revista

Nëse do thjesht të relaksohesh në plazh, merr një revistë, gazetë, apo libër për të lexuar.

12. Ndihma e parë

Gjithçka mund të ndodhë, prandaj mos harroni ndihmën e parë.

13. Dylbitë

Mund t’ju ketë ndodhur që keni parë diçka në det dhe se keni kuptuar se çfarë ishte, sepse ndodhej larg. Ja pra! Kjo është arsyeja pse nuk duhet të harroni dylbitë në shtëpi.

14. Shapkat me gisht

Shmangni këpucët e sandalet në plazh. Shapkat me gisht janë fiks për plazhin. Prandaj mos i harroni asnjëherë, sepse do përballeni me pakënaqësi.

15. Syzet e diellit

Kjo mund të duket si një këshillë absurde, sepse askush nuk i harron. Por e keni gabim, ata që nuk i përdorin syzet e diellit rregullisht edhe mund t’i harrojnë. Prandaj kijeni parasysh këtë këshillë të fundit.