Serbisë i vendoset emri Kosovë, harta që po “tërbon” median serbe

Fotografia e hartës që një autoshkollë në Danimarkë ka vendosur në murin e saj ka zgjuar reagime shumë të forta në Serbi.

Sipas medias serbe Kurir, autoshkolla kishte varur në mur një hartë të Evropës, në të cilën Serbia ishte nënshkruar si Kosova.

Kurir shkruan se është e paqartë se ku e ka gjetur këtë hartë personi që ka varur këtë foto në mur, por sipas tyre duket qesharake.

“Është e zymtë dhe kufijtë nuk janë vizatuar me saktësi, kështu që më shumë duket se është vizatuar nga një fëmijë për detyra shtëpie në gjeografi, sesa si një hartë e vërtetë”, shkruan media serbe.

“Ne bërtasim e shkruajmë pa ndalur se Kosova është Serbi dhe çfarë ndodh? Një autoshkollë nga Danimarka ka bërë një hartë të tillë dhe e ka varur në mur”, shkruhet në artikull./albeu.com/


Shtuar 27.12.2021 19:52