Serbia konfirmon raste me variantin Delta

Ministria e Shëndetësisë e Serbisë njoftoi të enjten se ka konfirmuar dy raste me variantin Delta të koronavirusit.

Të dy pacientët janë në gjendje stabile, thuhet në njoftim.

Të lidhura

None found

Po ashtu bëhet e ditur se ata kanë qëndruar jashtë shtetit dhe se nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, varianti Delta, i identifikuar për herë të parë në Indi, është më ngjitës.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, raste me këtë variant ka konfirmuar Kroacia më 28 qershor dhe pastaj Kosova më 29 qershor.
Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka paralajmëruar se varianti Delta mund të përbëjë 90 për qind të rasteve të reja në Bashkimin Evropian deri në fund të gushtit.

Simptoma të këtij varianti janë: dhimbja e kokës, dhimbja e fytit dhe rrjedhja nga hunda./REL


Shtuar 1.07.2021 15:39