Kroacia dhuratë Kosovës, 20 mijë vaksina anti-Covid

Kroacia i ka dhuruar Kosovës 20 mijë vaksina anti-Covid. Kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviq, tha se sasi e njëjtë dozash do të ndahet edhe për Malin e Zi, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kirgizinë.

Kjo është hera e dytë që Kroacia i dhuroi Kosovës vaksina. Hera e parë ka qenë në qershor, kur u dhanë 10 mijë vaksina.

Kujtojmë se, këtë javë, në Kosovë kanë nisur të arrijnë edhe kontingjentet e para të vaksinës Pfizer/BioNTech, të parapara me kontratën që ka nënshkruar Qeveria e Kosovës me kompaninë farmaceutike amerikane Pfizer./albeu.com


Shtuar 1.07.2021 15:35