Dita e parë e punimeve të Kuvendit Kombëtar të protestës u zhvillua sot mes disa momenteve tensioni dhe përplasjesh.
Një nga episodet përfshiu ish-deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Selami Jenishehri, i cili hyri në sallë dhe zuri vend në rreshtat e parë, pranë organizatorëve.
Të lidhura
None found
Pak minuta më vonë, rojet e sigurisë ndërhynë dhe e nxorën jashtë sallës. Largimi ishte i përkohshëm, pasi Jenishehri më pas pranoi të ulej në pjesën e pasme të sallës për të ndjekur punimet.
