Manaj: Verifikimi i nënshkrimeve në LDK po shkon drejt përfundimit

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj, ka folur për kontrollin e nënshkrimeve të mbledhura për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë, në të cilin do të kërkohet shkarkimi i Lumir Abdixhikut.

Të lidhura

None found

Sipas Manajt, Komisioni ka përmbyllur pjesën kryesore të verifikimeve, ndërsa kanë mbetur vetëm disa delegatë që ende nuk janë lajmëruar. Pas mbylljes së kësaj faze, pritet të përcaktohet data e mbajtjes së Kuvendit.

“Komisioni e ka kry punën më të madhe të verifikimeve, kanë mbetur vetëm disa delegatë që s’janë lajmëru, që ka me përfundu edhe ajo pjesë, dhe pastaj do të caktohet data e Kuvendit”, ka deklaruar Manaj.

Duke iu përgjigjur pyetjes se kur mund të thirret Kuvendi, ai tha se vendimi i takon kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe lidhet me përfundimin e procedurës së verifikimit.

“Është vendim i kryetarit të LDK’së në bazë të procesit që përfundohet. Verifikimi është drejtë fundit”, ka thënë Manaj.

Në deklarimet e tij të mëparshme, Manaj kishte bërë të ditur se Kuvendi i jashtëzakonshëm do të mbahet para datës 7 gusht.


Shtuar 18.07.2026 15:32

MatbetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet giriş