Gjysmë kilogramë florinj janë kapur teksa është tentuar të kalohet nga Shqipëria drejt Kosovës.
Ari ishte future në një qese dhe mbështjellë me një letër. Kanë qenë Oficerët e Doganës në pikëkalimin kufitar të Vërmicës që kanë ushtruar kontroll në një autobus dhe kanë gjetur sasinë e stolive të floririt. Floriri është sekuestruar dhe shoferi i autobusit është ndaluar.
“Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganor kanë selektuar për kontroll detal një autobus të linjës Kosovë-Shqipëri, gjatë kontrollimintoficerët kanë gjetur stoli të arit në sasi mbi 500 gram. Sasia ka qenë në një qese të letrës dhe është gjetur te vozitësi i autobusit. Sasia është konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvajtje doganore dhe për hetime të mëtejme,”- thuhet në njoftimin e Doganës.