Sekuestrohen rreth 76 kg kokainë/ Dr*ga transportohej me furgona të marrë me qera, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Policia italiane ka gjetur një vend ku ruhej lëndë narkotike kokainë, e cila ishte gati për t’u dërguar në Italinë e Veriut Në apartamentin në Sorisole në provincën e Bergamos, oficerët sekuestruan 40 pako me kokainë me peshë afërsisht një kilogram të cilat ishin vendosur në tryezën e kuzhinës dhe 25 pako të tjera të fshehura në divanin e dhomës së ndenjes. Gjithashtu oficerët gjetën edhe shumë parash prej 6570 euro.

Agjentët hetimorë ndoqën lëvizjet e një 37-vjeçari shqiptar, i cili merrte me qera furgona për transportimin e drogës. Të martën e kaluar, me ndihmën e policisë rrugore të seksionit Arcore, shqiptari u ndalua dhe në automjetin e tij u gjet një kilogram kokainë e fsehur brenda një kompresori ajri që ishte i ngarkuar në fugon, shkruan media italiane. 

Të lidhura

None found

Pas arrestimit shqiptarit iu gjetën edhe një set çelësash, të cilët i drejtuan hetuesit në banesën e Sorisole ku përveç drogës dhe parave kanë gjetur edhe material për paketimin e drogës, një makinë ambalazhi me vakum, një peshore precize, një fletore me llogaritë e shitjeve dhe një makinë numërimi parash.

Gjatë kontrollit në oborrin e ndërtesës, agjentët panë një person të dytë, një shqiptar 30-vjeçar, i cili nuk mundi të shpjegonte praninë e tij aty, por mbante një çelës të apartamentit. Për këtë arsye, edhe ai u arrestua. Në total u sekuestruan rreth 76 kg drogë, e ndarë në pako me logo të ndryshme. Me urdhër të prokurorëve përkatës nga Prokuroritë e Milanos dhe Bergamos, 37-vjeçari u dërgua në burg në Milano, ndërsa 30-vjeçari në Bergamo. Gjykata ka konfirmuar arrestimin për të dy.


Shtuar më 24.11.2024 10:52

Tags: ,
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izleJojobetJojobet GirişJojobet GüncelJojobet Güncel Giriş