Sekretari i degës PD Fier denoncon se është ndryshuar brava e derës kryesore, Prokuroria nis hetimet

Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për ndryshimin e bravës së derës në zyrën e degës së Partisë Demokratike në këtë qytet. Policia bën me dije se denoncimi është bërë nga sekretari i PD në Fier dy ditë më parë.

“Janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vlerësim, pasi shtetasi E. M., (sekretar i një subjekti politik, dega Fier) ka kallëzuar se në datë 24.11.2021 ka konstatuar se ishte ndryshuar fisheku i bravës së derës kryesore të selisë së këtij subjekti politik”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com

 


Shtuar 26.11.2021 11:00