Sanksionet energjetike të BE-së ndaj Rusisë janë të vështira për t’u negociuar

Rafinerët evropianë marrin 26% të naftës së tyre të importuar nga Rusia.

BE-ja pritet të përshkruajë sanksione të reja kundër Rusisë më vonë gjatë ditës së sotme, duke përfshirë një plan për heqjen e mundshme të naftës ruse.

Kjo është një lëvizje e madhe duke pasur parasysh se sa shumë shtete anëtare janë të varura nga ky burim. Në përgjithësi, blloku mbështetet në Rusi për 26% të importeve të saj të naftës.

Ata kanë paguar tashmë më shumë se 47 miliardë euro Rusisë për gazin dhe naftën e vendit që nga fillimi i luftës.

Gjermania ka treguar se do të jetë në gjendje të menaxhojë pa naftën ruse deri në fund të vitit 2022. Vendet e BE-së janë duke u grindur këtë javë se si të pakësojnë varësinë e tyre nga Rusia.

Por disa vende, si Hungaria dhe Sllovakia, janë shumë më të ekspozuara ndaj naftës dhe gazit rus. Hungaria, veçanërisht, ka kundërshtuar sanksione më të forta energjetike kundër Rusisë./albeu.com


Shtuar 4.05.2022 07:44