Samiti për Ukrainën në Tiranë, Albin Kurti nuk do të marrë pjesë

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu ka thënë për Tv Klan se kryeministri këtë javë ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar

Tirana do të mirëpresë për herë të parë një Samit dedikuar tërësisht Ukrainës, vetëm disa ditë nga dy vjetori i nisjes së agresionit rus atje.

Në datat 28-29 Shkurt kur do të mbahet Samiti për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor pjesë e këtij samiti, përmes një video mesazhi do të behet edhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, siç njoftoi vetë kryeministri Edi Rama nga Ankaraja më 20 shkurt.

Punimet priten të zhvillohet në ambientet e pallatit të Kongreseve, aty ku do të mbahet ceremonia pritëse, ndërsa në përfundim të sesioneve të mbyllura për mediat do të ketë edhe një konferencë e përbashkët për shtyp.

Më datë 29 shkurt, do të vijohet me një tjetër samit, atë të Ballkanit Perëndimor ku do të marrin pjesë liderët e 6 vendeve të rajonit.

Fokusi i këtij takimi do të jetë tek plani i rritjes ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rruga drejt integrimit europian, ndërsa pritet të jetë e pranishme edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen./albeu.com


Shtuar 26.02.2024 14:16