Samiti në Tiranë, Rama zgjedh kravatën e veçantë

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Samitin e Ballkanit Perëndimor që këtë herë po zhvillohet në Tiranë.

Oliver Várhelyi, i cili do të jetë drejtues i samitit së bashku me kryeministrin Edi Rama ka zhvilluar një takim mëngjesin e sotëm me këtë të fundit ndërsa ka bërë të ditur se do të diskutojnë për planin ekonomik të rajonit.

Por ajo që bie në sy është kravata e veçantë e kryeministrit Rama. Ai ka zgjedhur një kravatë me plot ngjyra të cilën e ka kombinuar edhe me shaminë që i qëndron në xhepin e parmë të xhaketës.

A ka ndonjë simbolikë? Këtë e di vetëm kryeministri Rama.

Shtuar 10.06.2021 11:06