Samiti në Spanjë, Johnson: Putin e ka gabim nëse shpreson se NATO nuk do të zgjerohet

Samiti i mbajtur ditën e sotme në Madrid, Spanjë ka bërë bashkë udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson në një deklaratë për mediet thotë se nëse presidenti rus Putin shpreson se NATO nuk do të zgjerohet, e ka gabim.

“Ne kemi dy anëtarë të rinj që vijnë, Finlanda dhe Suedia, një hap i madh përpara për aleancën tonë”, tha kreu i qeverisë britanike.

Johnson thotë se samiti i sotëm do të diskutojë se çfarë mund të bëhet më shumë për të mbështetur Ukrainën dhe çfarë mësimesh mund të nxirren nga muajt e fundit.

Diskutimet do të fokusohen gjithashtu në “rishikimin e qëndrimit të NATO-s në krahun lindor”, shton ai./albeu.com

Shtuar 29.06.2022 11:17