Samiti i NATO-s në Turqi/ Erdogan takime dy palshe me krerët e shteteve, Trump: Armëpushimi me Teheranin ka përfunduar

Ankaraja prej ditës së djeshme është kthyer në qendrën e diplomacisë ndërkombëtare, duke mirëpritur liderët e 32 vendeve anëtare të NATO-s në samitin e Aleancës së Atlantikut të Veriut. • Në fokus të diskutimeve janë siguria globale, lufta në Ukrainë, forcimi i mbrojtjes së përbashkët dhe angazhimet e reja financiare të vendeve aleate. • Një nga çështjet kryesore pritet të jetë edhe paketa e ndihmës prej rreth 70 miliardë eurosh, që aleatët evropianë pritet ta formalizojnë për të garantuar mbështetjen ndaj Kievit gjatë dy viteve të ardhshme. • Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë një konference të përbashkët me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ka kritikuar ashpër Spanjën, duke e cilësuar qëndrimin e saj ndaj Aleancës si problematik. • Një tjetër temë e ngritur nga presidenti amerikan ishte Groenlanda, për të cilën Trump tha se ka rëndësi strategjike për sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të botës. • Sipas tij, kontrolli mbi Groenlandën është i rëndësishëm për mbrojtjen globale dhe kritikoi qëndrimin e Danimarkës lidhur me këtë çështje. • Presidenti amerikan shprehu gjithashtu pakënaqësi ndaj NATO-s, duke thënë se Aleanca nuk ka ofruar mbështetjen e nevojshme për Shtetet e Bashkuara në përballjen me Iranin. • Ai falënderoi sekretarin e përgjithshëm Mark Rutte për drejtimin e NATO-s, por tha se ishte i zhgënjyer nga qëndrimi i disa vendeve anëtare. • Gjatë takimit me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, Trump deklaroi se marrëdhëniet e tij me liderin turk kanë qenë një nga arsyet që ai mori pjesë në samit. • Ai nuk përjashtoi mundësinë e ndryshimeve të mëtejshme në praninë ushtarake amerikane në Evropë dhe kritikoi disa vende aleate për nivelin e mbështetjes ndaj politikave amerikane. • Një nga takimet më të rëndësishme të samitit pritet të jetë ai mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. • Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan pritet të zhvillojë gjatë ditës takime dypalëshe me disa prej liderëve pjesëmarrës në samit.

Të lidhura

None found


Shtuar më 8.07.2026 12:56

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişromabetkahraman haber