Salianji akuzon Ramën: Fondet po përdoren për klientelën, po krijohet një “KAYO 2” në shëndetësi! A do të kontrollojë Ron Yeffet çdo qindarkë të sektorit?

Ervin Salianji ka reaguar në Facebook, duke deklaruar se shëndetësia nuk është pronë e kryeministrit Edi Rama, por një e drejtë e qytetarëve, të cilëve duhet t’u garantohet shërbimi. Sipas tij, qeveria po privatizon tenderat dhe po ndërton një strukturë të ngjashme me “KAYO 2” në shëndetësi, ndërsa fondet publike po shndërrohen në biznes për të favorizuar një grup të përzgjedhur.

Salianji pyet nëse Roni po merr nën kontroll të plotë çdo qindarkë të shëndetësisë. Ai pretendon se Rama po përgatitet që, përmes ligjit, tenderat e të gjithë sektorit shëndetësor t’ia kalojë një dore të vetme, ndërsa shteti të tërhiqet dhe kontrolli t’u jepet kompanive private të krijuara nga një superstrukturë e ngjashme me KAYO-n.

Të lidhura

None found

Sipas Salianjit, qeveria Rama nuk po punon më për qytetarët, por për pasurimin e një grupi të vogël klientësh. Ai thotë se tashmë edhe fondet e shëndetësisë po përdoren si biznes për të favorizuar të përzgjedhurit e klientelës, duke prekur drejtpërdrejt sektorin më të ndjeshëm, shëndetin dhe jetën e njerëzve.

Ai deklaron se, pasi dështoi të ngrinte një sistem publik dinjitoz dhe pasi çdo koncesion i këtyre viteve përfundoi në SPAK për abuzime me miliona euro, Rama po zgjedh tani ta dorëzojë shëndetësinë e copëzuar, duke i orientuar paratë publike atje ku i shërbejnë politikisht, te “Ronat e tij”.

Salianji thekson se shqiptarët i paguajnë taksat për spitale funksionale, ilaçe dhe shërbime cilësore, jo për të financuar skema që, sipas tij, synojnë favorizime dhe pasurim përmes korrupsionit.

Në përfundim, ai nënvizon se shëndetësia u përket qytetarëve dhe nuk është pronë e Edi Ramës. Sipas Salianjit, çdo vendimmarrje që përfshin miliarda lekë të taksapaguesve duhet t’i shërbejë interesit të pacientëve dhe jo atij të pushtetit, të cilin e akuzon se kërkon të pasurohet në kurriz të shëndetit të shqiptarëve.


holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetJojobetMadridbetJojobetMadridbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasinolevantcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetizmir escortAnkara escortjojobetjojobet girişcasibom girişwettseitenAnkara escortgrandpashabetbetparkilbetilbetpusulabet1xbetcasibomjojobetJojobet Girişmeritking giriş