Sa shpesh duhet t’i ndërroni pizhamet? Çfarë thonë ekspertët

Nëse mbani të njëjtat pizhame për një kohë të gjatë, mund të shkaktoni një sërë problemesh dermatologjike. Kjo është arsyeja pse ekspertët këshillojnë t’i ndërroni shpesh. Statistikat tregojnë se mesatarisht se gratë i lajnë pizhamet pas 17 ditësh ndërsa burrat pas 13 ditësh përdorim.

Nga 2,500 femrat që morën pjesë në hulumtim, pothuajse gjysma e tyre thanë se arsyeja kryesore që nuk i ndërrojnë pizhamat e tyre mjaft shpesh është fakti se harrojnë sa netë i kanë veshur. Nga ana tjetër, shumica e meshkujve deklaruan se nuk i lajnë atë çdo javë, sepse “veshin çfarëdo që t’ju vijë për mbarë”.

Duke marrë parasysh që gjatë natës djersitemi dhe kështu largojmë qelizat e vdekura të lëkurës, pizhamet bëhen një habitat ideal për riprodhimin e baktereve dhe grumbullimin e lëngjeve vaginale, urinës dhe sekrecioneve të tjera trupore.

Përgjigja në pyetjen se sa shpesh duhet ta lani varet nga një sërë faktorësh dhe nga niveli i higjienës suaj personale. Teknikisht, pjesa e brendshme e pizhamave është në kontakt me lëkurën, kështu që mund t’i konsideroni njësoj si të brendshmet.

Megjithatë, nëse bëni dush ose laheni para se të shkoni në shtrat, pizhamet tuaja nuk do të jenë aq të pista. Në rast se jeni të sëmurë, keni temperaturë ose grip, duhet të lani pizhamet çdo ditë. E njëjta gjë vlen edhe nëse qëndroni me pizhame gjatë gjithë ditës, duke i veshur ato në shtëpi.


Shtuar 6.12.2022 23:46