Rusia: Shkatërrohet fabrika e municioneve pranë Kievit

Autoritetet ruse së fundmi bëjnë me dije se kanë shkatërruar fabrikën e municioneve pranë Kievit.

Mediat e huaja kanë publikuar deklaratën e zëdhënësit të ministrisë ruse të mbrojtjes, Igor Konashenkov, i cili shprehet se forcat e armatosura ruse shkatërruan një fabrikë municioni pranë Kievit.

“Gjatë natës, raketat e lëshuara nga ajri me precizion të lartë shkatërruan një fabrikë municionesh pranë qytetit Brovary në rajonin e Kievit,” tha Konashenkov.

Shtuar 17.04.2022 11:29