Rusia kërcënon SHBA me luftë: Do të ketë pasoja të paparashikuara

Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se do të ketë “pasoja të paparashikuara” nëse Uashingtoni vazhdon të furnizojë me armë Ukrainën , sipas një raporti të Washington Post të publikuar sot .

“Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj që të ndalojnë militarizimin e papërgjegjshëm të Ukrainës, i cili ka pasoja të padëshiruara për sigurinë rajonale dhe globale ,” këto fjalë sipas gazetës janë thënë nga Rusia në një deklaratë dërguar Shteteve të Bashkuara.

Të lidhura

None found

Paralajmërimi i ashpër i Moskës për Uashingtonin vjen vetëm disa orë pas fundosjes së anijes së flotës ruse në Detin e Zi “Moskva ” pas një sulmi raketor “kirurgjikal” nga forcat e armatosura ukrainase dhe dy ditë pas njoftimit se SHBA do t’i japë ndihmë të re ushtarake Ukrainës, me një buxhet prej 800 milionë dollarë.

Pardje, zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov , në një intervistë për agjencinë e lajmeve TASS, kishte deklaruar se Rusia do t’i konsideronte si objektiva legjitime ushtarake automjetet e SHBA-së dhe NATO-s që transportonin armë në territorin ukrainas./albeu.com


Shtuar 15.04.2022 14:26