Rusia i ka hedhur sytë nga Ballkani, ministri austriak : Urgjente hapja e negociatave me Shqipërinë

Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të hapë sa më shpejt negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin.

Alexander Schallenberg, gjatë  një konference donatorësh të organizuar në Berlin deklaroi se Rusia nuk i hedh sytë vetëm nga Ukraina, por edhe nga Kaukazi jugor, nga Ballkani Perëndimor, dhe nga Republika e Moldavisë.

BE nuk duhet të harrojë, se procese të mëparshme anëtarësimi kanë çuar në forcimin e zhvillimeve demokratike tek vendet e sotme anëtare”, tha Schallenberg.

Schallenberg ka shtuar gjithashtu se pa anëtarësimin në BE, vendet europianolindore sot ndoshta do të ishin në një gjendje tjetër edhe më të vështirë.

Po ashtu ministri i Jashtëm austriak, Schallenberg ka kërkuar që të liberalizohen vizat sa më shpejt me Kosovën.

Kosova edhe Bosnje-Hercegovina duhet të marrin po ashtu një perspektivë anëtarësimi. Bëhet fjalë nëse këto gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor do të mbeten në rrugën europiane të demokracisë e lirisë apo jo”- tha Schallenberg duke kujtuar  influencën e Rusisë, Kinës dhe vendeve të tjera në rajon./.albeu.com