Mbyllja e hapësirës ajrore për shkak të agresionit ushtarak të Rusisë si dhe hapja e kufijve për refugjatët ukrainas ka filluar të ushtrojë ndikim në liritë globale të udhëtimit.
Ka pasur pak ndryshime në krye të listës së vendeve me të ashtuquajturat pasaporta të fuqishme që do të thotë ato me opsionet më të mëdha të udhëtimit pa viza në mbarë botën.
Se fundmi CNN ka bere publik indeksin nga firma me bazë në Londër Henley & Partners e cila ka monitoruar rregullisht pasaportat më të përshtatshme për udhëtime në botë që nga viti 2006.
Ne raportin e saj Henley & Partners nxjerr ne pah se pasaporta me e ‘dënuar’ është bërë ajo e Rusisë dhe kjo për shkak se Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja kanë ndaluar të gjithë operatorët rusë nga hapësira e tyre ajrore, ndërkohë që disa shtete nuk po lëshojnë më viza për qytetarët rusë.
Kjo nuk ka ndikuar ende në mënyrë dramatike në pozicionin e Rusisë në listë, por që efekti pritet të jetë në muajt e ardhshëm.
Në listën për tremujorin e dytë të 2022, Ukraina është ngritur një vend dhe tani renditet e 34-ta në indeks dhe shtetasit e saj tani mund të udhëtojnë në 192 destinacione pa viza.
Rusia ka zbritur katër vende në vendin e 49-të, me udhëtime të hapura në 143 vende — një pozicion që pritet të përkeqësohet me formalizimin e pezullimit të vizave dhe sanksioneve.
Maja e indeksit mbetet e njëjtë si më parë, me Japoninë dhe Singaporin që ndajnë vendin e parë. Mbajtësit e këtyre pasaportave janë në gjendje të udhëtojnë në 192 destinacione pa viza, por vlen të theksohet se kjo nuk merr parasysh kufizimet e përkohshme.
Shtetasit afganë ulen sërish në fund të indeksit dhe mund të hyjnë në vetëm 26 vende pa kërkuar vizë paraprakisht.
Europa dominon sërish
Më tej në top 10, Koreja e Jugut është ende e lidhur së bashku me Gjermaninë në vendin e dytë, me një rezultat prej 190, dhe Finlanda, Italia, Luksemburgu dhe Spanja janë të gjitha së bashku në vendin e tretë, me një rezultat prej 189.
Ndërsa Austria, Danimarka, Holanda dhe Suedia ndajnë vendin e katërt, me një rezultat prej 188, Franca ka zbritur në vendin e pestë.
Mbretëria e Bashkuar, e cila hoqi të gjitha kufizimet e mbetura në lidhje me Covid-19 muajin e kaluar, është ngjitur me një vend në vendin e pestë, duke u ulur së bashku me Francën, si dhe Irlandën dhe Portugalinë, me një rezultat 117. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në vendin e gjashtë, me 186 pikë, duke ndarë pozicionin me Belgjikën, Zelandën e Re, Norvegjinë dhe Zvicrën. Nuk ka asnjë ndryshim në numrin shtatë, me Australinë, Kanadanë, Republikën Çeke, Greqinë dhe Maltën që qëndrojnë sërish bashkë, me rezultatin 185.
Në vendin e tetë, Hungaria qëndron e vetme, me 183 pikë, ndërsa Polonia ka zbritur nga e teta në të nëntën në listë, duke ndarë vendin me Lituaninë dhe Sllovakinë, me pikë 182. Estonia, Letonia dhe Sllovenia përfundojnë dhjetëshen e parë , me rezultatin 181.
Ekspertët tregojnë gjithashtu se ka të ngjarë të shohim rritje të konsiderueshme në udhëtimet ndërkombëtare, të cilat janë ndikuar shumë nga pandemia Covid-19. Parashikimet sugjerojnë se do të ketë kërkesë për 10 miliardë udhëtime pasagjerësh deri në vitin 2050, një rritje e konsiderueshme nga shifra rreth katër miliardë para pandemisë.
Pasaportat më të mira për të mbajtur në vitin 2022 janë:
- Japoni, Singapor (192 destinacione)
- Gjermania, Koreja e Jugut (190)
- Finlandë, Itali, Luksemburg, Spanjë (189)
- Austri, Danimarkë, Holandë, Suedi (188)
- Francë, Irlandë, Portugali, Mbretëria e Bashkuar (187)
- Belgjika, Zelanda e Re, Norvegjia, Zvicra, Shtetet e Bashkuara (186)
- Australi, Kanada, Republika Çeke, Greqi, Maltë (185)
- Hungaria (183)
- Lituani, Poloni, Sllovaki (182)
- Estonia, Letonia, Sllovenia (181)
Shqiperia renditet ne vendin e 51 me 114 destinacione ndersa Maqedonia ne vendin e 44 me 125 destinacione e Serbia 37 me 136 destinacione./albeu.com