Rusia akuzon Ukrainën për granatime pranë Zaporizhzhia

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha më 17 shtator se forcat e saj kanë kryer sulme ndaj pozicioneve ukrainase në disa pjesë të Ukrainës, duke e akuzuar Kievin se ka granatuar shumë pranë centralit bërthamor të Zaporizhjës.

Forcat ruse, sipas ministrisë, kanë kryer sulme në rajonin e Hersonit, Mikolajivit, Harkivit dhe Donjeckut. Në deklaratën e ministrisë ruse u tha po ashtu se forcat ukrainase kanë kryer një ofensivë të pasuksesshme në Pravdine, në rajonin e Hersonit.

Të lidhura

None found

Situata në centralin e Zaporizhjës – centralit më të madh bërthamor në Evropë – aktualisht është e qetë, tha Ministria ruse e Mbrojtjes. Kjo ministri tha se kanë ndodhur dy granatime ukrainase të shtunën pranë këtij centrali.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme ukrainase mohoi se forcat e Kievit kanë granatuar pranë centralit.

Rusia dhe Ukraina vazhdimisht kanë akuzuar njëra-tjetrën për granatime pranë centralit të Zaporizhjës, që gjendet në jug të Ukrainës.

Ky central u pushtua nga Rusia pak kohë pas nisjes së luftës ndaj Ukrainës më 24 shkurt.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore gjatë kësaj jave miratoi një rezolutë përmes së cilës i kërkoi Rusisë që t’i jepë fund pushtimit të centralit./rel


Shtuar më 17.09.2022 14:23

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş