Ruhet me truproje, nga kush po kërcënohet Gazment Bardhi?

Gazment Bardhi është parë që të lëviz me truproje. Lajmi është konfirmuar nga gazetari Endri Xhafo.

Bardhi ishte drejtues politik për zgjedhjet e 25 prillit në qyetin problematik të Elbasanit

“Të pasurit badygard nuk është ndonjë gjë e madhe është zgjedhje personale.. Por nëse numri dy i partisë më të madhe opozitare në Kuvend ndihet i kërcënuar, aq sa të mbajë badygard mua më lind e drejta e pyetjes se kush e kërcënon Gaz Bardhin? Nëse ndihet i kërcënuar a e ka bërë Gaz Bardhi publike autoriteteve ligje zbatuese të vendit. Seriozisht jam i shqetësuar. Fakti që ai ishte numri 1 në Elbasan një nga qarqet më problematik për rendin e mirëkuptoj, Por sot e kam me burime të sigurta dhe vazhdon të ketë. Përse ndihet i kërcënuar? Kush e ka kërcënuar Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike. Nëse do vijë në emision uroj që ai t’i përgjigjet kësaj pyetje.” ka thënë gazetari Xhafo.

Kujtojmë se lidhur me faktin se Bardhi shoqërohet nga truproja, ka reaguar edhe gazetarja e politikës Ambrozia Meta. Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se Bardhi dikur mbante dosjet e me draftet e Reformës, ndërsa sot lëviz me badigardë.

Po ashtu, ajo shkruan se kur Basha të dalë në pension, rrezik PD-në, do ta drejtojë ai.

“Këto ditë, e gjej veten, duke menduar shpesh për Gaz Bardhin. Studenti i Drejtësisë, që dikur parkonte makinën e Oerd Bylykbashit dhe mbante dosjet me draftet e reformës, sot shkon në seli, i shoqëruar me badigardë. E mendoj, nisur nga shprehja popullore, që gjithmonë ka më keq. Gjasat janë, që kur Lulzim Basha, të jetë 60 – vjeç dhe të dalë në pension opozitar, PD – në do ta drejtojë ai.”-shkruan Ambrozia Meta. /abc/


Shtuar 22.07.2021 23:55