Ruçi hoqi dorë nga politika, Rama ua thotë në sy socialistëve: Vendin e tij nuk e zë asnjeri!

Në këto momente në Pallatin e Brigadave, Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin e parlamentar të mandatit të dytë si dhe deputetët e rinj që do të futen në Kuvend të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit.

Duke folur rreth punës së bërë në dy mandatet e para, Rama nuk la pas as elozhet për ish-kreun e Kuvendit Gramoz Ruci.

Ai deklaroi se pavarësisht tërheqjes, Ruci, i pranishëm edhe në mbledhje, do të jetë gjithmonë krahu i tij i djathtë.

“Ruçi do vijojë të jetë në krahun tim të djathtë, askush nuk e zë dot vendin e tij…”- tha haptas Rama.

Fjala e kryeministrit Rama:

Të dashur shokë shoqe kolegë dhe kolege. Tani  që Gramozi sdo ta ketë më barrës që të mbajë fjalime para jush mësohuni që të dëgjoni më shumë nga unë adresimin shokë dhe shoqe.

Uroj të keni kaluar pushime të mbara dhe të jeni kthyer me energji të reja për të nisur punën e madhe që kemi përpara në kthimin e borxhit më të madh që populli shqiptar i ka dhënë një force politike duke na besuar për të tretën herë privilegjin për të udhëhequr Shqipërinë.

Ai do të vijojë të jetë në krahun tim të djathtë. Askujt të mos  ivijë keq askush se zë dot atë vend. /albeu.com/

 

 


Shtuar 27.08.2021 19:24