Shpërthen në flakë bombola e gazit, digjen 2 punonjës të firmës së skrapit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krujë, ku një bombul gazi ka rrjedhur, duke djegur dy punonjës.

Mësohet se punonjësit me iniciale G.N dhe A.Z janë të një firme për mbledhjen e skrapit.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak Më datë 04.10.2021, rreth orës 12:30, në Krujë, në një firmë për mbledhje skrapi, në pronësi të shtetasit Sh. Sh., si pasojë e një zjarri të rënë pas rrjedhjes së gazit nga një bombol, kanë pësuar djegie 2 punonjës, shtetasit G. N. dhe A. Z., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. /albeu.com/