Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, në një intervistë për emisionin “5 pyetjet e Babaramos”, ka folur për situatën pandemike në vend.
Rakacolli u shpreh se situata është më mirë sesa vitin e shkuar në të njëjëtn periudhë dhe shtoi se tashmë vendi po përballet me pandeminë e të pavaksinuarve.
“Situata është më e mirë sesa vitin e kaluar në të njëjtën periudhë, kjo për vaksinimin masiv. Tashmë po hasemi me pandeminë e të pa vaksinuarve. Ato që janë të shtruar në spital janë 95% të pa vaksinuar. Janë edhe të fashave moshore, që duhet të kishin bërë vaksinën. Mbi 1. 5 mln njerëz janë vaksinuar me një dozë. Mbi 25 % e popullsisë e vaksinuar me dy doza dhe rreth 600 mijë të vaksinuar. Përqindja e atyre që kanë marrë Sinovac është me e lartë. Për momentin në Shqipëri kanë mbërritur 1 mln vaksina Sinovac. Ne duam të vaksinojmë popullsinë me vaksina që janë të provuara që janë të suksesshme”, shpreh Rakacolli./albeu.com