Rritja e rasteve me Covid-19, Rakacolli: Kemi dyshime të forta për mbërritjen e variantit Delta

Në qindra vende të botës është tashmë present varianti Delta i koronavirusit dhe po mbizotëron. Në vendin tonë akoma nuk ka të infektuar me Deltën, por zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka thënë se dyshimet e mbërritjes në Shqipëri janë të forta.

“Për variantin Delta kemi dyshime të forta, por nuk kemi akoma konfirmim zyrtar. Në analizën që bëhet specialistët thonë që ka sinjale që duhet të jenë të Deltës, por ne presim një konfirmim në laboratore që i bëjnë më të hollësishme këto analiza. Në këtë situatë, ku ka konfirmime në Kosovë, Greqi e Maqedoni, nuk ka sesi mos të ketë në Shqipëri, por gjërat duhet të jenë të konfirmuara që të publikohen”, tha Rakacolli gjatë intervistës në “Repolitix”.

Më tej, Rakacolli u bëri apel qytetarëve të vaksinohen./albeu.com


Shtuar 21.07.2021 22:00