Manaj në qiellin e 7, realizon hat-trick në sytë e Koeman (VIDEO)

Rey Manaj ishte transferuar te Barcelona B në janarin e 2020, ndërsa sulmuesi i Kombëtares Shqiptare priti plot një vit e gjysmë për të debutuar me fanellën e klubit të njohur katalanas.

Ai ë bëri këtë pasditen e sotme në miqësoren ndaj Gimnasticac, ku arriti të lërë gjurmë me një het-trik, që do të mbetet gjatë në memorie.

Sulmuesi 24-vjeçar u aktivizua nga trajneri Ronald Koeman që në fillim të pjesës së dytë dhe arriti të zhbllokojë ndeshjen në minutën e 60’, duke shënuar gol të bukur.

Në minutën e 85-të ishte Alex Collado që dyfishoi shifrat për Barcelonën.

Por spektakli i Manajt dhe Barcelonës nuk kishte përfunduar ende, pasi sulmuesi shqiptar ia doli të shënojë edhe dy herë të tjera.

Fillimisht shënoi në minutën e 87-ën me aksion të bukur nga skuadra, duke shtyrë topin me gjoks drejt rrjetës.

Në fund në minutën e 90, shqiptari shënoi me penallti, duke vulosur het-trikun personal dhe fitoren 4-0 të Barcelonën.

Shtuar 21.07.2021 21:45