Rritet numri i të infektuarve me Covid në Maqedoni, humbin jetën 8 persona

Tetë persona kanë humbur jetën këtë të mërkurë në Maqedoninë e Veriut si pasojë e Covid.

Ministria e shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid 444 raste të reja nga 3 210 testime.

Në Shkup – 187, Kumanovë – 37, Kriva Pallankë – 22, Shtip – 20, Veles dhe Kavadar nga 19, Manastir – 17, Tetova dhe Koçani nga 16, Prilep – 15, Ohër, Strumicë dhe Gjevgjeli nga 9, Negotino dhe Resnjë nga 7, Berovë – 5, Sveti Nikollë – 4, Kërçovë, Radovish dhe Probishtip nga 3, Strugë, Dellçevë, Vallandovë, Kratovë, Bogdanci, Demir Hisar dhe Makedonska Kamenica nga 2, Vinicë, Pehçevë dhe Dojran nga 1.

Instituti për Shëndet Publik njofton se janë regjistruar 225 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë është 200.856 qytetarë, mes të cilëve betejën me Covid e kanë fituar 187.374 persona dhe kanë humbur jetë 7.087 pacientë./abcnews.al/


Shtuar 27.10.2021 17:18