Rritet bilanci i viktimave në stacioni hekurudhor të sulmuar nga rusët, shkon në 40

Numri i të vdekurve në Kramatorsk tani ka shkuar në 40, sipas kryebashkiakut të qytetit.

Duke folur në Neëshour, në Shërbimin Botëror të BBC-së, kryebashkiaku Oleksander Honcharenko tha se 40 njerëz kishin vdekur tani, duke përfshirë 10 fëmijë pasi një “raketë e madhe” goditi stacionin e trenit të qytetit më herët.

“Ndodhi në orën 10:30, në atë kohë kishim rreth 4000 njerëz në stacionin hekurudhor që prisnin trenin e parë”, tha ai.

Ai shtoi se ishte i sigurt se ishte një raketë ruse dhe se nuk kishte objektiva ushtarake ukrainase rreth stacionit ku goditi raketa.

Mbetet e paqartë nëse stacioni i trenit ishte objektivi i synuar i raketës, apo kush është saktësisht përgjegjës për sulmin./albeu.com