Rrëzohet një avion luftarak në Alaskë, shpëton mrekullisht piloti (VIDEO)

Ditën e djeshme, një avion luftarak F-35 u rrëzua në një bazë ajrore në Alaskë. Aksidenti ndodhi në pistën e bazës ajrore Eielson, por nuk dihet nëse ka ndodhur gjatë uljes apo ngritjes së F-35.

“Ngjarja shtë ende nën hetim, po përpiqemi që të konfirmohen të gjitha detajet”, tha koloneli Paul Townsend.

Në një deklaratë, Forcat Ajrore njoftuan se avioni ka pësuar dëme të konsiderueshme.

“Piloti është mirë dhe është transportuar në Spitalin Ushtarak Bassett për vlerësim të mëtejshëm. Nuk u dëmtua shumë pasi përdori sistemin e nxjerrjes”, thuhet në deklaratë.

Baza e Forcave Ajrore Eielson, ndodhet afërsisht 40 kilometra në jug të Fairbanks, qyteti më i madh i Alaskës.

“Njerëzit tanë janë pasuria jonë më e rëndësishme dhe ne jemi të përkushtuar për të garantuar sigurinë e tyre. Unë mund t’ju siguroj se Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara do të kryejnë një hetim të plotë me shpresën për të minimizuar shanset që incidente të tilla të ndodhin përsëri”, tha në njoftim Kol. Paul Townsend, komandanti i krahut luftarak 354.

 


Shtuar 29.01.2025 09:27