Rrëzohet avioni, 4 persona mbeten të vdekur

Një avion është rrëzuar ditën e sotme duke lënë të vdekur 4 persona në bord.

Sipas informacioneve, avioni i përkiste ambulancës së Abu Dabit dhe ende nuk janë zbuluar rrethanat e plota të rrëzimit të tij.

Të dhënat tregojnë se në mesin e viktimave janë dy pilotë, një mjek civil dhe një infermier. Policia njofton se kanë humbur jetën: Trajneri pilot Khamis Saeed Al-Holy, Nënkoloneli Nasser Muhammad Al-Rashidi, si dhe civilët Dr Shahid Farouk Gholam dhe infermierja Joel Qiui Sakara Minto.

Autoritetet shprehën ngushëllime për familjet, miqtë dhe kolegët e viktimave të këtij aksidenti./albeu.com


Shtuar 2.10.2021 17:43