Të paktën nëntë persona besohet se kanë vdekur kur dy helikopterë ushtarakë u rrëzuan në Kentaki, SHBA, sipas mediave ndërkombëtare.
Incidenti tragjik ndodhi gjatë një fluturimi rutinë stërvitor mbi Trigg County. Helikopterët HH60 Blackhawk të përfshirë u përplasën dhe u rrëzuan rreth orës 22:00, të mërkurën në Fort Campbell, sipas një deklarate të lëshuar nga baza ushtarake.
Fati i ekuipazhit mbetet ende zyrtarisht i panjohur, megjithatë radio stacioni lokal WKDZ raportoi se ka disa të vdekur, duke cituar deklaratat e një oficeri ushtarak amerikan në vendngjarje. Sipas të njëjtit burim, në zonë është thirrur edhe një ekip mjekësor.
Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, tha në një postim në Twitter se nuk pritej të kishte viktima dhe se Policia e Shtetit të Kentakit dhe menaxhimi i emergjencave shtetërore po i përgjigjeshin aksidentit.
Banorët e zonës përreth bazës ushtarake i përshkruan stacionit radiofonik se si papritmas dëgjuan në mes të natës një zhurmë të fortë dhe më pas dy shpërthime. /albeu.com